Lajme
DOKUMENT| Ministrja Nagavci s’i frikësohet ligjit, ia jep mbi 15 mijë euro OJQ-së ku bashkëpunëtor është këshilltari i saj
Demokracia
15:08 | 21 Qershor 2023

Share:

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për të cilën Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se e ka shkelur Kushtetutën, po vazhdon shkeljet edhe më tej. 

Organizata me të cilën bashkëpunon Valdrin Dervishaj, këshilltar i  Arbërie Nagavcit, ka marrë mbështetje financiare nga kjo ministri.

Organizata “Educations Innoivators Kosova” ka përfituar 15 mijë e 898 euro nga MASHTI, shkruan Demokracia.com.

Dervishaj është i angazhuar si mentor në këtë organizatë.

Për më tepër, kjo organizatë në një postim e kishte lavdëruar Dervishajn si një njeri që po jep kontribut të madh në përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së edukimit formal si këshilltar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 
Demokracia.com ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit, por ata deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk janë përgjigjur.

Të ngjashme