Lajme
14 pengje izraelite do të lirohen sot për 42 të burgosur palestinezë
Demokracia
10:52 | 25 Nëntor 2023

Share:

Autoritetet e Izraelit kanë thënë se 14 pengje izraelite që mbahen nga Hamasi do të lirohen të shtunën në shkëmbim për 42 palestinezë të burgosur.

Është dita e dytë e armëpushimit të përkohshëm nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Katari, që kërkon shkëmbimet në raportin tre me një, raportoi BBC.

Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit ofron pak hapësirë çlirimi konfliktit që ka nisur për gati 7 javë. Por, nuk i jep fund krizës me pengje.

Të premten u liruan 39 palestinezë të burgosur nga burgjet e Izraelit në shkëmbim të një grupi pengjesh të mbajtura nga Hamasi.

Të ngjashme