Lajme
13 shkurt – 13 qershor| Pas 4 muajsh, ambasadori Xhabir Hamiti lajmëron për takimin me gjeneralin Alketbio
Demokracia
14:17 | 13 Qershor 2022

Share:

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ka postuar fotografi nga një takim që e kishte zhvilluar disa muaj më parë.

Hamiti e kishte takuar gjeneralin ushtarak Ubaid Alketbio më 13 shkurt të këtij viti, shkruan Demokracia.com.

Vetë gjenerali kishte njoftuar për takimin me Hamitin më 13 shkurt, duke treguar se e kishte pritur në shtëpinë e tij.

E të njëjtat fotografi, pikërisht katër muaj pas takimit, i ka postuar edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara, të cilat më pas janë shpërndarë edhe në profilin personal të ambasadorit Hamiti.

“Gjenerali ushtarak, Dr. Ubaid Alketbio, ishte i ngarkuari i parë ushtarak i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili i kishte prirë kontingjentit të tij për ndërtimin e kampit të Kukësit, dedikuar strehimit të refugjatëve të Kosovës, të cilët gjatë luftës në vitin 1999, soldateska serbe i kishte dëbuar me force e dhunë nga trojet dhe shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në EBA, përcjell Demokracia.com.

Aty thuhet se në aneksin e shtëpisë së tij, Alkatbio ruan me shumë kujdes kujtimet e gjithë asaj, që ai vetë dhe ushtria e tij kishin bërë për Kosovën dhe popullin e saj.

“Aneksin e dedikuar për ruajtjen e veprimtarisë së kaluar të tij ushtarake dhe diplomatike, e quan muze privat, në kuadër të të cilit përveç shumë relikteve dhe gjërave të shtrenjta që i ka mbledhur në të, ai e ka ndarë edhe një kënd të veçantë për Kosovën, ku ruan kujtimet dhe përjetimet e tij dhe të ushtarëve të tij. Në këndin e Kosovës, Dr.Alkatbio ruan mira foto, qindra faqe të gazetave, dhjetëra e dhjetëra video dhe dhurata të pranuara nga qytetarët e Kosovës pas përfundimit të luftës. Brenda këndit të Kosovës në muze, e gjenë plisin, qelibarin, gurë të çmuar të Kosovës, pjesë artizanale të punuara nga filigrani i Prizrenit, punime dore të rralla kosovare, imazhe të natyrës së bukur të Kosovës etj etj.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme