Lajme
11 ushtarë italianë të KFOR-it të lënduar, 3 në gjendje të rëndë
Demokracia
19:08 | 29 Maj 2023

Share:

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani, ka thënë se 11 ushtarë italianë të KFOR-it janë lënduar në veri, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Tajani ka thënë se gjatë ushtarët e lënduar pas përleshjes mes protestuesve serbë dhe KFOR-it janë jashtë rrezikut për jetë.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Situata në veriun e Kosovës ka qenë e tensionuar gjatë së hënës.

Pasi trupat e KFOR-it u vendosën afër objekteve të komunave veriore, protestues serbë filluan përleshjen e cila vazhdoi më pas.

LEXO EDHE:

Publikohen fotografitë e ushtarëve të KFOR-it që u lënduan në veri

 

Të ngjashme