Kuriozitete
11 mijë policë ndërhyjnë në burgun me disko dhe kopsht zoologjik
Demokracia
10:01 | 21 Shtator 2023

Share:

Autoritetet në Venezuela dislokuan më shumë se 11 mijë ushtarë dhe policë për të marrë kontrollin e një prej burgjeve më të mëdha në vend, që drejtohej nga një bandë e fuqishme kriminale.

Për vite të tëra, burgu i Tocoron, ishte nën kontrollin e klanit Tren de Aragua, anëtarët e të cilit lëviznin lirishëm në të gjitha ambientet dhe madje kishin edhe facilitete si, pishina, lokal natë apo dhe një mini kopsht zoologjik.

Në burg qëndronin mbi 6000 të dënuar të cilët tashmë do të transferohen në burgje të tjera. Sipas raportimeve në Tocoron kishte dhe njerëz që nuk kishin kryer krime dhe të padënuar që qëndronin me familjarët e tyre kriminelë.


Pas ndërhyrjes së policisë, pati dhe një protestë të këtyre njerëzve të cilët deklaronin se nuk kishin se ku të shkonin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm përgëzoi punën e policisë për marrjen e kontrollit të burgut, i cili sipas tij ishte kthyer në një qendër krimi.

Në këtë burg qëndron dhe kreu i bandës, “Tren de Aragua”, Héctor Guerrero Flores i dënuar me 17 vite për trafik droge dhe vrasje.

Të ngjashme