Lajme
11 gra shtatzëna me koronavirus në repartin e Gjinekologjisë, kjo është gjendja e tyre
Demokracia
21:20 | 12 Shkurt 2022

Share:

Mirëpo shumë gra gjatë këtij procesi po kanë telashe në Klinikën Gjinekologjike, pasi që janë të infektuara me Covid-19.

Aktualisht në këtë klinikë janë 11 shtatzëna të cilat janë të infektuara me këtë virus.

Këtë e konfirmon drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.

E siç duket deri më tash asnjë grua nuk ka pasur komplikime gjatë lindjes.

Në anën tjetër, për ta mposhtur këtë virus po vazhdon procesi i imunizimin me vaksinën kundër Covid 19.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, pikë e hapur së fundi për vaksinim, ka shumë qytetarë që po vinë për tu vaksinuar, që më shumë i takojnë brezit të moshuar.

E ky proces si duket po shkon mbarë edhe për të vaksinuarit.

Në Kosovë aktualisht janë afër 15 mijë raste aktive me Covid-19.

Të ngjashme