ShowBiz
10 mijë euro më shumë në lojë: Sfida interesante që i dha ‘Vëllai i madh’ Edonës
Demokracia
09:21 | 13 Janar 2024

Share:

Mbrëmë (e premte), nuk munguan përplasjet dhe debatet e forta mes banorëve të shtëpisë së BBVK.

Shumë videoklipe u ndanë me banorët, duke shfaqur lojën dhe sjelljet e tyre përgjatë javës.

Ndër ta ishte edhe Edona. Ajo shihet duke pasur një përplasje të ashpër me Blerandon dhe Albën, sa kaloi deri në ofendime të rënda.

Prandaj për këtë arsye “Vëllai i madh”, duke parë mosdurimin e saj dhe fjalët shpesh të pavenda, i dha asaj një sfidë.

Përgjatë fundjavës, deri të hënën, të dyve, Berlandos dhe Albës duhet t’i drejtohet vetëm me komplimente, pa asnjë ofentim.

Nëse Edona arrin t’ia dalë vetëm me fjalë të bukura, çmimit të madh i shtohen 10 mijë euro.

Ndërsa Edonës, duket se i pëlqen sfida, dhe e pranon me kënaqësi.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024