Kuriozitete
1-vjeçari mbulohet me tatuazhe, shpërthejnë rrjetet sociale
Demokracia
17:05 | 13 Qershor 2023

Share:

Mënyra e jetesës së zgjedhur nga Shamekia Morris, për djalin e saj vetëm 1 vjeç po shkakton polemika në rrjetet sociale.

Duke punuar si stiliste në SHBA, Shamekia bëri tatuazh në trupin e djalit të saj, Treylin kur ai ishte vetëm gjashtë muajsh. Këto imazhe u bënë virale në internet dhe shkaktuan kritika të forta ndaj nënës.

Megjithatë, Shamekia nuk e fsheh dashurinë e saj për tatuazhet dhe nuk i vjen keq për veprimet e saj. Por, edhe natyra e përkohshme e tatuazheve nuk i pakësoi kritikat nga mediat sociale.

Pavarësisht kësaj, nëna vendosi të mos u frikësohej komenteve të publikut të gjerë dhe u mbrojt përmes rrjeteve të saj sociale:

“Nuk më intereson gjykimi i atyre që më kritikojnë, sepse është një mënyrë jetese që na pëlqen.”

Treylin mbushi 1 vjeç në qershor.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024