Sport
​Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot
Demokracia
08:23 | 05 Prill 2022

Share:

Gara më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve Liga e Kampionëve rikthehet sot me dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Në mbrëmje do të ballafaqohen Benfika dhe Liverpooli në “Estádio da Luz”, kurse Manchester City e pret skuadrën spanjolle Atletico Madrid në “Etihad:, transmeton KosovaPress.

Të dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00.

Ndërsa të mërkurën na presin dy sfidat tjera po aq interesante të kësaj gare ku ballafaqohen Villarreali me Bayern Munihun si dhe Chelsea me Real Madridin.

Të ngjashme