Lajme
​Mitrovicasja shkoi ta marrë vajzën, ish-burri e rrah dhe e mban të mbyllur në banesë
Demokracia
08:50 | 10 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Një femër ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga ish-burri i saj në banesën e këtij të fundit.

Ngjarja kishte ndodhur në Mitrovicë të martën e 5 korrikut, po ajo rastin e kishte raportuar pas katër ditësh.

Viktima kishte shkuar në banesën e ish-burrit për të marrë vajzën që e kishte nga bashkëjetesa me të dyshuarin për ta dërguar te mjeku.

Sipas viktimës, ajo nga i dyshuari pa vullnetin e saj ishte mbajtur në banesë i cili ja kishte maltretuar edhe vajzën.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË

Mitrovicë 05.07.2022- 12:30.  Me datën 09.07.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër dite në banesën e ish burrit të saj mashkull kosovar ishte sulmuar fizikisht nga ai, e cila në atë shtëpi kishte shkuar ta marr vajzën e saj që e kishte nga bashkëjetesa  me të dyshuarin për ta dërgua te mjeku. Sipas viktimës ajo nga i dyshuari pa vullnetin e saj ishte mbajte në banesë i cili ja kishte maltretuar edhe vajzën. I dyshuari nuk është hasur nga policia, në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet.

Të ngjashme