Lajme
​Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini është në një kafaz që e ndërtoi vetë
Demokracia
22:55 | 31 Mars 2022

Share:

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka thënë se Rusia është tani një “vend më i vogël” si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë.

Duke folur për Sky News, ai ka shtuar se: “Presidenti Putin nuk është forca që ka qenë. Ai tani është një njeri në një kafaz që e ndërtoi vetë”.

Sipas tij, ushtria ruse është e rraskapitur dhe ka pësuar humbje të konsiderueshme.

“Reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar. Ai (Putini) jo vetëm që duhet të jetojë me pasojat e asaj që po i bën Ukrainës, por duhet të jetojë edhe me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij”, ka thënë Wallace, raporton BBC.

Wallace thotë se forcat ruse duket se po rigrupohen dhe po zhvendosin fokusin e tyre drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.

“Ne e kemi parë atë më parë. Gjithmonë përkeqësohet. Ajo shkon për më shumë sulme civile, më shumë zona civile”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar poashtu se aleatët ndërkombëtarë kanë rënë dakord të furnizojnë me më shumë pajisje ushtarake Ukrainën, duke përfshirë automjete të blinduara dhe artileri dhe municione me rreze të gjatë.

Të ngjashme