Lajme
​Haradinaj falënderon presidentin Biden për letrën dërguar Vuçiqit dhe qëndrimin e tij ndaj dialogut
Demokracia
16:58 | 07 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramuash Haradinaj ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pas letrës së dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti amerikan, Joe Biden sot në një urim për homologun e tij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka shprehur përkrahjen e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, e që përqendrohet në “njohjen e ndërsjellë”, shkruan Demokracia.com.

Pas kësaj ka reaguar edhe Haradinaj, i cili  tha se u premton të gjithëve në Kosovë, se pas 14 shkurtit kufijtë e Kosovës do t’i dinë të gjithë.

“Po ashtu u premtoj të gjithëve në Kosovë, se pas 14 shkurtit kur të marrë përgjegjësitë për të udhëhequr vendin si President i vendit, kufijtë e Kosovës do t’i dinë mirë të gjithë dhe s’ka për t’i vënë në pikëpyetje as Vuçiq”, tha Haradinaj përmes një video në Facebook. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/266496464905368

Të ngjashme