Lajme
​Dështon për herë të tretë zgjedhja e dy kandidatëve për gjyqtarë të Kushtetueses
Demokracia
17:59 | 05 Maj 2022

Share:

Ka dështuar zgjedhja e dy gjyqtarëve për Gjykatë Kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës. Deputetët votuan për tre kandidatë, por asnjëri prej tyre s’i mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka prezantuar votat nga komisioni votues.

“87 deputetë, dy të pavlefshme. Kandidati Albert Avdiu ka marrë gjithsej 60 vota, Bardh Vokshi ka marrë 52 vota, kurse Etrur Maloku 39 vota. Komisioni konstaton që asnjëri nga kandidatët s’i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese”.

Ndërsa, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se konkursi duhet të përsëritet.

“Kësaj radhe 65 vota nevojiteshin, kurse më së shumti që mori ishte 60 vota, kështu që nuk zgjedhet asnjëri. Në bazë të raportit të komisionit të votimit, konstatoj që asnjëri kandidatë s’i mori votat e nevojshme për t’u propozuar për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, andaj përsëritet konkursi”. Konjufca tha se komisioni duhet të merret me publikimin e thirrjes për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në pajtim me kushtet e parapara sipas ligjit.

Asnjëri nga kandidatët nuk mbledh vota të mjaftueshme për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Të ngjashme