Sport
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz
Demokracia
22:51 | 25 Prill 2024

Share:

Arsenali mund ta kthejë vëmendjen te Bruno Guimaraes dhe Douglas Luiz pasi ka shqetësime se Martin Zubimendit i Real Sociedad mund të jetë ‘i vështirë’ i arritur pasi në garë janë futur klube të mëdha.

Sipas Evening Standard , Topçinjtë duan të nënshkruajnë të paktën me një mesfushor këtë verë dhe e kanë Zubimendin në radarin e tyre prej shumë kohësh.

Sipas këtij mediumi, 25-vjeçari ka hezituar të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë, ndërsa në garë janë futur edhe Bayern Munich dhe Barcelona.

Ndërsa transferimi rezulton i vështirë, njerëzit e Mikel Artetas mund të lëvizin për Guimaraes të Newcastle United dhe Luiz të Aston Villa, por të dy klubet hezitojnë të shesin yjet e tyre- nëse nuk vjen një ofertë e madhe.

Arsenali thuhet se po përgatitet të riparojë pjesën më të madhe të mesfushës së tyre për sezonin e ardhshëm, me Jorginho (32 vjeç), që i skadon kontrata këtë verë. Pastaj edhe Mohamed Elneny (31 vjeç) dhe Thomas Partey (30 vjeç), kanë një vit të mbetur nga kontrata.

Ka të ngjarë që Topçinjtë do të duhet të shesin përpara se të mund të forcojnë mesfushën e tyre – veçanërisht pasi shpenzuan mbi 120 milionë euro për Declan Rice në verë.

Të ngjashme