Lajme
Zyrtarja evropiane u dërgon letër eurodeputetëve: Përkrahni shkarkimin e Lajçakut e Borrellit
Demokracia
11:00 | 29 Qershor 2023

Share:

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, u ka dërguar një letër mbi 700 eurodeputetëve, përmes së cilës ka kërkuar përkrahje në lidhje me situatën me Kosovën.

Ajo ka publikuar letrën e plotë në Tëitter, ku kërkon përkrahje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gert Jan Koopman.

“Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian, Masat e paralajmëruar kundër Kosovës nuk janë vetëm kundër Republikës së Kosovës, nuk janë vetëm një skandal dhe dëm i kredibilitetit e reputacionit të BE-së, por janë një rrezik për sigurinë e të gjithë neve. Është një presion mbi Republikën e Kosovës, e cila po implementon demokraci dhe sundim të ligjit, ashtu siç presim nga një shtet demokratik që dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.” – ka thënë ajo fillimisht.

Sipas saj, Serbia në krejt këtë situatë nuk po kritikohet.

“Agresori i vërtetë dhe kryesi i eskalimeve e sulmeve brutale mbi trupat paqeruajtëse të NATO-s në anën tjetër, është duke u rehatuar.” – ka shkruar ajo.

Tutje, ajo kërkon që të bëhet thirrje për dorëheqjen e tre zyrtarëve të lartë evropianë.

“Ju bëj thirrje të gjithëve: Thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, Përfaqësuesit Special Miroslav Lajčák dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë. Ata padyshim nuk janë të pavarur dhe nuk marrin vendime në frymën e vlerave tona evropiane. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ka nevojë urgjente për njerëz në këto pozita që përfaqësojnë dhe mbrojnë vlerat e BE-së. Ne kemi nevojë për përfaqësues në nivel të BE-së që përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Evropë. Dhe këta qytetarë duan paqe dhe demokraci, jo një luftë tjetër.” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë, zyrtari evropian, Gert Jan Koopman konfirmoi se Komisioni Evropian mund të komunikojë gjatë kësaj jave masat që janë ndërmarrë kundër Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave fatkeqësisht Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës së në kuptimin e organeve të Stabilizim Asocim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen.” – u shpreh ai.

Tutje, Koopman dha edhe të tjera detaje rreth masave, duke u shprehur si vijon: “Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjët të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë.”

Të ngjashme