Lajme
Zyrtarja e LDK-së për vizat: Kjo qeveri një tender për pasaporta s’dinë me menaxhu
Demokracia
22:26 | 18 Prill 2023

Share:

Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), po e sheh si problem implementimin e tij nga institucionet e Kosovës zyrtarja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo tha se sistemi ETIAS nuk vlenë vetëm për Kosovën, po për të gjitha shtetet e BE-së që e aplikojnë Shengenin.

Lushaku hodhi dyshime për menaxhimin e këtij sistemi nga ana kosovare.

“ETIAS është sistem i regjistrimit i bazës së të dhënave, por Kosova është larg për me instalu dhe apliku këtë sistem. Kur nuk mujmë me menaxhu një prokurorim për pasaport se di qysh kemi me menaxhu ETIAS-in.”, deklaroi Lushaku për Kanal 10.

Ajo ka përmendur edhe kriteret tjera që Kosova duhet t’i plotësojë për të arritur zbatimin final të liberalizimit të vizave.

“Nuk po them që shtyhet. Por, që është një obligim shumë i madh që kërkon seriozitet. Nëse kjo qeveri nuk di me menaxhu një tender me pasaporta, se di qysh ka me menaxhu krejt implementimin e marrëveshjes, se aty s’është vetëm një, por edhe 99 tjera.”, shtoi Lushaku.

Të ngjashme