Lajme
Zyrtarja e EULEX-it shkon në Polici, dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e argjendit në banesën e saj në Prishtinë
Demokracia
15:35 | 04 Mars 2023

Share:

Zyrtarja e EULEX-it kërkon ndihmën e Policisë, thotë se dikush ia vodhi stolitë e argjendit në banesën në Prishtinë Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri.

Kështu dyshohet se e ka pësuar së fundi edhe një zyrtare e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX, e cila banon në një banesë në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se ka vërejtur se në banesën e saj i mungojnë disa stoli argjendi në vlerë të mbi 500 eurove.

Bazuar në dëshminë e saj, e dyshuar për vjedhjen është vajza e cila kujdeset për pastrimin e banesës.

Njësitë policore kanë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa po punohet që të identifikohen personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të ngjashme