Lajme
Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizimin e vizave, përkrahet edhe nga Lunacek
Demokracia
22:39 | 27 Maj 2022

Share:

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka nisur një peticion që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat.

Peticioni në fjalë, është përkrahur edhe nga ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, përcjell Demokracia.com.

Deri më tani, peticionin e nisur në change.or e kanë nënshkruar 33 persona.

“Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.

Lunacek e ka vlerësuar të rëndësishme nismën e Schneerberger, duke bërë thirrje që të nënshkruhet dhe të shpërndahet ky peticion.

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajeni dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar miqtë dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek./Demokracia.com/

Të ngjashme