Një zyrtare e një banke në Lipjan ka njoftuar dje policinë pasi një person ka deponuar monedhën prej 100 euro në bankë, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia e Kosovës raporton se kartëmonedha është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“FALSIFIKIM I PARASË-Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 04.11.2022 – 10:30. Ankuesja femër kosovare zyrtare e një banke ka njoftuar policinë se nga i dyshuari mashkull kosovar është deponuar në bankë një kartëmonedhë prej 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.