Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka publikuar mbrëmë fotografi nga takimi me dy drejtuesit e Republikës së Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në njërën nga fotografitë e publikuara nga Blinken shihet se pjesë e ekipit të tij ka qenë edhe një zyrtare amerikane me mbulesë.
Por fotografia është retushuar nga kryeministri Kurti në postimin e publikuar në Facebook, duke e hequr apo duke mos e përfshirë fare zyrtaren amerikane me mbulesë, shkruan Demokracia.com.
Në fotografitë e publikuara nga presidentja Osmani diku kah fundi duket vetëm pjesa e pasme e kokës së amerikanes së mbuluar.
Kjo është kritikuar shumë në Kosovë. Biznesmeni i njohur Burim Piraj ka shkruar se vetëm një i pafytyrë mund ta ndryshonte atë fotografi.
“Duhet me qenë shumë i pa fytyrë këtë foto kaq të bukur për ta ndryshuar!.#thankyouUSA”, ka shkruar Piraj në Facebook.
Edhe ish- këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha e ka kritikuar prerjen e kësaj fotografie.
“Ai qe nuk e ka perfshi foton e zyrtares amerikane me mbulese, eshte i njejti qe ton’ dita i shkon tu m’bo screenshota te postimeve te mia. Veq thash t’ju kallxoj se kush eshte dorasi i vepres ??.”, ka shkruar Berisha.