Benfica ka konfirmuar zyrtarisht për transferimin e Darëin Núñez nga Liverpooli.
Klubi portugez e ka njoftuar Komisionin e Tregut të Letrave me Vlerë për shitjen e sulmuesit uruguajan te skuadra angleze.
“Të Kuqtë” do të paguajnë 75 milionë euro ndërsa varësisht nga bonuset blerja do të shkojë deri në 100 milionë euro.
Nunez ka kaluar mbrëmë testet mjekësore dhe sot do të zyrtarizohet nga Liverpooli.
22 vjeçari ka nënshkruar kontratë 6 vjeçare me skuadrën e Klopp.
Nunez do të bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të skuadrës më të suksesshme angleze.
Sulmuesi i Urguajit ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat për Benfikën duke u bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në tregun evropian./Demokracia.com/