Sport
Zyrtarizohet nga Real Madridi, Luka Modriq vazhdon kontratën edhe për një vit
Demokracia
15:22 | 08 Qershor 2022

Share:

Real Madridi dhe Luka Modriq e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta vazhduar kontratën.

Reprezentuesi kroat ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me “mbretërit”, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi mbretëror nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media.

“Real Madrid CF dhe Luka Modrić kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2023”, thuhet në komunikatën zyrtare të Real Madridit.


36-vjeçari Modriq është pjesë e 14 herë kampionëve të Evropës nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenham Hotspur./Demokracia.com/

Të ngjashme