Sport
Zyrtarizohen dy largime të mëdha nga Man United para fundit të edicionit
Demokracia
16:28 | 20 Prill 2022

Share:

Dy skautët më të vjetër të Manchester United janë larguar nga Old Trafford, ndërsa klubi përgatitet për një rinovim të transferimeve nën drejtimin e Erik ten Hag, bën të ditur mediumi “TheSun”.

Shefi skaut, Jim Lawlor dhe kreu i skautingut global, Marcel Bout janë larguar të dy nga “Teatri i Ëndrrave” pasi “Djajtë e Kuq” kërkojnë të ndryshojnë strukturën e tyre, përcjell Demokracia.com.

Në një deklaratë të dhënë për The Athletic, United pohoi: “Jim Lawlor ka vendosur të largohet nga roli i tij si Shef Scout në verë pas 16 vitesh me klubin”.

“Gjatë asaj kohe, Jim luajti një rol kyç në zhvillimin e skuadrave të shumta fituese të trofeut të Manchester United dhe ishte një burim i rëndësishëm udhëzimi për Sir Alex Ferguson dhe secilin prej menaxherëve që e kanë ndjekur atë”.

“Marcel Bout është larguar nga roli i tij si Shef i Global Scouting pas tetë vitesh me klubin”.

“Një figurë e respektuar brenda dhe jashtë Manchester United, Marcel ka luajtur një rol të rëndësishëm si ndihmës trajner dhe në forcimin e aftësive tona skautuese në vitet e fundit”, thuhet në deklaratën e Man United./Demokracia.com/

Të ngjashme