Sport
Zyrtarizimi i Muriqit te Mallorca çështje kohe, La Liga vjen më një reagim
Demokracia
10:49 | 21 Korrik 2022

Share:

Vedat Muriqi përfundimisht do të transferohet nga Lazio te Mallorca.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës do t’i kushtojë klubit spanjoll afër 10 milionë euro, shkruan Demokracia.com.

Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë raportuar se mungon vetëm zyrtarizimi, ngase klubet veçse kanë marrëveshje.

Faqja zyrtare e La Ligas ka reaguar përmes një video të përmbledhur me golat e Muriqit me fanellën e ishullorëve.


Ata si në të shumtën e rasteve e kanë quajtur “Pirat” futbollistin nga Prizreni.

28-vjeçari kishte lënë gjurmë në periudhën gjashtëmujore sa u aktivizua te Mallorca si i huazuar, të cilin e shpëtoi pa rënë nga liga me pesë gola të shënuar dhe me tre asistime të bëra për shokët në 16 paraqitje./Demokracia.com/

Të ngjashme