Lajme
Zyrtarisht e pranoi termin “të zhdukur me forcë” dhe jo me dhunë, por Kurti para mediave bën lojë fjalësh
Demokracia
23:01 | 02 Maj 2023

Share:

Albin Kurti sot në Bruksel e amnistoi Serbinë nga padia për gjenocid dhe krime të luftës, të cilën e kishte pjesë të planit të tij qeverisës.

Me termat për të cilët u pajtua kryeministri Kurti në Deklaratën për të Zhdukurit, ai i bëri një “argat” Serbisë duke e amnistuar nga ndonjë padi e mundshme për gjenocid për krime lufte në Kosovë, bazuar në terminologjinë e përdorur në versionin zyrtar të deklaratës, në anglisht, për referimin e “personave të zhdukur me forcë”, krahasuar me terminologjinë e përdorur, po ashtu në anglisht, në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë, sikurse edhe krahasuar me Deklaratën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Personat e Zhdukur, të cilës i referohet vetë deklarata e 2 majit në Bruksel.

Ndonëse me Vuçiqin zyrtarisht u pajtua që personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë të përkufizohen në anglisht me termin “forcibly disappeared”, në deklaratën e Kryqit të Kuq të cilën e përmend deklarata e 2 majit, sikurse edhe Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë, për të zhdukurit me dhunë, përdoret termi “Enforced Disappearance” krahas “missing persons”.

Kryeministri Kurti para mediave vazhdoi t’u hedhë “hi syve” qytetarëve, duke iu referuar atyre si persona të zhdukur me dhunë.

“Në fillim filluam me një notë të lartë pozitive, që u dakorduam bashkërisht për tekstin e marrëveshjes për çështjen e të pagjeturve apo të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Ne e dimë që janë edhe 1.617 të pagjetur. Këtu viktima nuk janë vetëm ata që u rrëmbyen, por edhe familjet e tyre që ende nuk e dinë ku i kanë të pagjeturit”, tha Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme