Lajme
Zyrtari ukrainas: Janë arrestuar 127 sabotatorë
Demokracia
14:32 | 19 Mars 2022

Share:

Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 sabotatorë, përfshirë 14 grupe të infiltruara, që prej se nisjes së pushtimit të shtetit nga Rusia, tha kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov tha se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, përfshirë edhe për konfrontimin me zjarr”, tha Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.

Sipas tij janë të hapura 35 dyqane ushqimore dhe 635 dyqane të tjera. Zhyrnov tha se këto furnizime do të mjaftonin edhe për një mbrojtje në terma afatgjatë./Demokracia.com/

Të ngjashme