Lajme
Zyrtari komunal i Prishtinës që u arrestua dje, kishte marrë ryshfet rreth 1.500 euro nga një person
Demokracia
09:15 | 09 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës në Komunën e Prishtinës për veprën penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’.

Gjatë së hënës është arrestuar A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Demokracia.com.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, duke bërë të ditur se i dyshuari A.P., ka marrë para në vlerë prej 1 mijë e 490 euro nga një person, në këtë rast viktima.

“Prishtinë 08.02.2021 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur duke marrë nga viktima para në vlerë 1.490 euro për t’i ndihmuar në një procedurë në të cilën i dyshuari ishte zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Kujtojmë se të hënën Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se të dyshuarin A.P., e ka dërguar në mbajtje për 48 orë. /Demokracia.com/

Të ngjashme