Sport
Zyrtari i Prishtinës paralajmëron Llapin: Synojmë Evropën përmes Kupës
Demokracia
15:15 | 31 Mars 2022

Share:

Zyrtari i Prishtinës, Kushtrim Sopa është deklaruar pas tërheqjes së shortit për fazën gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.

Prishtina do të sfidohet me Llapin në gjysmëfinale, njëjtë sikurse në edicionin paraprak, shkruan Demokracia.com.

Sopa paralajmëroi llapjanët duke thënë se Prishtina synon Evropën përmes fitimit të Kupës.

“Secila skuadër ka rëndësi të vet, ka pas rrugëtim të gjatë, çdo kundërshtar do të respektohet nga Prishtina. Rruga e vetme është për momentin që përmes Kupës te dalim në Evropë, por do te tentojmë edhe nga renditja tabelare”, deklaroi Kushtrim Sopa për media./Demokracia.com/

Të ngjashme