Lajme
Zyrtari i Presidencës aksidenton një 14 vjeçar: Policia i tha prindit të tij se ‘fëmija i ka fajet’
Demokracia
15:50 | 25 Prill 2024

Share:

Artan Hoxha, zyrtar i lartë ekzeklutiv në Kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani, është përfshirë në një aksident më 29 mars 2024, ku si pasojë shkeli një fëmijë 14 vjeçar.

Sipas rrëfimit të prindit, një polic i Kosovës i tha atij “që të mos hapë rast’.

Si ndodhi ngjarja?

Prindi i Ledionit 14 vjeçar, në një rrëfim për Nacionalen, tregon se z.Hoxha, pasi shkaktoi këtë aksident, iku nga vendi i ngjarjes.

“Me ikë ashtu dhe mos me u përgjigjë. Kjo është krim”, thotë ai.

E Artan Hoxha, në rrëfimin e tij thotë se ‘ishte gabim i tij që nuk e lajmëroi policinë’.

“Gabimi jem u kanë që nuk e kam lajmëru policinë, po për qët’ gabim le të vendosë Gjykata, a po kupton?”, ka thënë Hoxha.

“E ka nalë kerrin, i ka thanë fëmijës me pritë 30 minuta se ka pasë me i cu do sene në Marigonë”, rrëfen prindi në anën tjetër.

“Domethënë ma e rëndësishme është cka ka pasë në kerr të tij, që nuk e di, se sa me e lajmëru Policinë se sa që e ka shkelë një fëmijë në rrugë edhe nuk e ka shkelë qaq pak”, vazhdon rrëfiminn ai.

“Unë e pata për bligim me e cu te mjeku, me këqyrë mos ka thy najsen ose dicka, se unë nuk kam mujtë me i mëshu atij fëmijës me derë të parë, a je tuj kuptu?”, e kthen Hoxha në këtë kontekst.

“Kur e con fëmijën aty iu thotë mos trego se ke bë aksident, a po kupton se kur të vijnë policia tani na ndalin e na hupin një termin që kam”, thotë prindi i 1 vjeçarit.

Rrëfimi nga momenti kur babai i Ledionit u kthye në shtëpi në 5 të pasditës

Kur babai i Ledionit, kthehet në shtëpi në ora 5 pasdite, pas kryen punën atë ditë, ai rrëfen ngjarjen si më poshtë:

“E pranon, po thotë po nuk kam pasë kohë dhe nuk u kanë qaq i lëndumë. I thash po qysh nuk u kanë qaq’ i lëndumë, ku e konstatove ti. Thotë po këqyre unë të rri mas, se kam të njofshëm e ckado që ka nevojë. i kam thanë jo zotni me m’pas nejtë mas, ti më kishe thirrë dhe më kishe vetë qysh e ki djalin. I thash unë rastin kam me e lajmëru. Kur shkoj në stacion policor hasi në Avni Selacin, qaq e mori serioz rastin tem, sa që kur foli me Artanin, tha Faik t’u kisha lutë mos me hapë rast. Polici më tha. I thash pse, tha se djali i ka fajet”, rrëfen babai i Ledionit.

Versioni i policit Avni Selaci

Në versionin e tij rreth kësaj ngjarje, polici Avni Selaci, thotë veç tjerash si më poshtë:

“Na jemi kanë në vendin e ngjarjes, e kemi fotografu vendin e ngjarjes. Kanë lu me top midis rrugës. Edhe sa e ka pa kerrin, u përplasë me derën e djathtë. Nuk kemi pasë kamera”, tha ai.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024