Lajme
Zyrtari i PDK-së Kurtit dhe Osmanit: Ndalni sulmet ndaj Kosovës, boll po e sulmon Serbia
Demokracia
16:55 | 17 Mars 2021

Share:

Zyrtari PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit në BBC, ku për Kosovën tha se është vend i zhytur në krim e korrupsion.

Gjoshi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se deklarata të tilla janë sulme kundër shtetësisë së Kosovës dhe me këtë iu tha Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit që “boll po e sulmon Serbia Kosovën”, raporton Demokracia.com.

“Ju zonja Osmani dhe ju zoti Kurti, ndaloni sulmet ndaj shtetit të Kosovës. Nuk mund ta bëjmë shtetin dy herë. Boll po e sulmon Serbia”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook, pa ndërhyrje:

Prej ditës kur Kosova ia ka nisë negociatave për pavarësi dhe deri para 2020, Albin Kurti dhe Vetëvendosje veç një pamje të Kosovës kanë dashur të shfaqet në media të huaja – sheshet dhe objektet shtetërore që digjen flakë.

Qëllimi? Që Kosova të paraqitet në sytë e botës si vend jo stabil dhe i dështuar.

Sulmin kundër shtetit të Kosovës e paska vazhduar ajo që pretendon të bëhet numri një i shtetit, Vjosa Osmani. Në medien ndërkombëtare BBC, ajo e paska nxirë shtetin e ri të Kosovës duke e prezantuar si një shtet i korruptuar dhe krimiminal.

Ju zonja Osmani dhe ju zoti Kurti, ndaloni sulmet ndaj shtetit të Kosovës. Nuk mund ta bëjmë shtetin dy herë. Boll po e sulmon Serbia.

As ty z. Kurti dhe as ty zonja Osmani, shteti i Kosovës nuk iu ka borxhe që ta luftoni kaq shumë.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024