Lajme
Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë shpjegon se si do të funksionojë Byroja e Kurtit
Demokracia
19:44 | 19 Korrik 2022

Share:

Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikuara është komentuar nga Genc Nimoni, shefi i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë.

Nimoni tha se ky institucion është një organizatë autonome që do të jetë në gjendje vetëm ta çojë çështjen në gjykatë, pas së cilës Gjykata do të vendosë nëse kjo pronë mund të justifikohet apo jo.

Pasuria e pajustifikuar, sipas tij, është kur duket se është grumbulluar pa bazë ose në mënyrë të paligjshme.

“Kjo byro është për persona publikë, për persona të tretë që i kanë ndërlidhshmëritë me personat publikë, të gjithë ata që mbi këtë bazë të korrupsionit, kundër ligjshmërisë, kanë krijuar këtë pasuri e cila ka qenë një formë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit me paranë publike”, tha ai në T7.

“Në byro janë disa kritere dhe në bazë të tyre e shohin nëse ka bazë. Në qoftë se ka bazë, hartohet një kërkesë fillestare për verifikim. Një bazë është mospërputhja e deklarimit të pasurisë, pastaj përpilohet kjo në bazën e dëshmive të ofruara dhe zyrtarët kanë të drejtë të kërkojnë informacione shtesë nga institucionet”, tha Nimoni.

Të ngjashme