Sport
Zyrtari i Milanit: UEFA po e humb besueshmërinë
Demokracia
13:15 | 25 Shtator 2021

Share:

Gjendja e tij po përmirësohet dita-ditës, siç e konfirmon edhe vetë, por përveç shëndetit të tij,

Ivan Gazidhis mendon edhe për atë të Milanit. Administratori kuqezi së shpejti do të rikthehet në detyrë, por nga Shtetet e Bashkuara ndjek kuqezinjtë me shumë vëmendje.

Ditën e djeshme ai ka dhënë një intervistë gjatë së cilës nuk i ka kursyer thumbat ndaj UEFA-s në lidhje me “Fair Play”-n Financiar, një normativë e cila i kushtoi “Djallit” përjashtimin nga turnetë europianë për një sezon. “Në tetor, Milani do të duhet t’i përgjigjet një sërë pyetjesh në lidhje me ‘Fair Play’-n Financiar.

Kjo normativë ende ekziston. Ne që donim një projekt të qëndrueshëm futbolli u ndëshkuam me një pezullim 1-vjeçar nga Kupat. Personalisht e pranoj, por rregullat ato duhet të jenë të njëjta për të gjithë. A janë? Duhet të pyesni UEFA-n, besueshmëria e saj është në rrezik të madh”, deklaroi Ivan Gazidhisi. /Demokracia.com

Të ngjashme