Lajme
Zyrtari i lartë kinez viziton Moskën
Demokracia
18:18 | 21 Shkurt 2023

Share:

Kryediplomati i Kinës, Wang Yi ka arritur në Moskë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Kjo është vizita e parë e një zyrtari kinez në Rusi që nga fillimi i agresionit të Kremlinit në Ukrainë gati para një viti.

Wang, i cili u emërua këshilltar i lartë i politikës së jashtme nga nga lideri kinez, Xi Jinping, ndodhet në turne tetëditësh, ku vizitoi Francën, Italinë, Hungarinë dhe Gjermaninë, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv.

Ai do të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergey Lavrov të mërkurën, raporton agjencia TASS, në bazë të deklaratës së ministrisë së jashtme. Megjithatë, asnjëra nga vendet nuk ka përmendur nëse Wang do të mbajë diskutime me presidentin Putin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk e përjashtojnë një takim midis tyre.

Të ngjashme