Egzon Osmani nga organizata gjermane FES, e cila është ideologjikisht e afërt me partinë e kryeministrit Albin Kurti ka folur lidhur me atë se si do të vetëmenaxhohen serbët Kosovës.
Osmani është vënë në siklet pasi u pyet në lidhje me kuptimet e termit vetëmenaxhim. Osmani ka lëshuar një pasthirrmë (oh), teksa tentoi të shpjegonte se çka do të thotë vetëmenaxhimi i serbëvë në Kosovë.
“Ohhh, ndoshta këtë kish qenë më së miri me e shpjegu dikush prej grupit që ka qenë atje çka kanë ata kanë nënkuptu saktësisht. Megjithatë, ne qysh e kemi trajtu është pak a shumë një nivel teknik ose administrativ, pra ideja e vetëmenaxhimit është e nivelit të zbatimit të politikave se sa në nivelin e formimit ose nivelit të vendimmarjes të atyre politikave. Kjo është diçka qysh ne e kemi kuptuar, ndoshta ata kanë kuptu diçka tjetër” – tha Osmani, që vjen prej organizatës FES, e cila e ka shkruar tashmë një statut të Asociacionit.
FES kishte prezantuar muaj më parë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.