Lajme
“Zyrtari i Antenës” ia bën “propagandën” Qeverisë Kurti dhe i sulmon mediat
Demokracia
15:27 | 29 Qershor 2024

Share:

Gazmir Raci, analist i përhershëm në “Rubikon”, ka publikuar një shkrim, në të cilin ka bërë pak propagandë në favor të pushtetit.

Në fakt, Raci, që njihet për qëndrime pro-qeveritare, ka shkruar për vendosjen e KOSTT-it në një zyrë në veri të Kosovës.

Këtë zhvillim, Raci e ka quajtur “një nga arritjet më të mëdha dhe kuptimplota të Qeverisë së Kosovës”.

Tutje, ai ka sulmuar mediet, duke thënë se “nuk do të raportojnë”.

“Ndoshta mediat nuk do ta raportojnë fatkeqësisht POR ta dini se kjo është një nga arritjet më të mëdha dhe kuptimplota të Qeverisë së Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të vendosjes së sundimit të ligjit anë e kënd Kosovës” – ka shkruar ai.

Të ngjashme