Lajme
Zyrtari amerikan: SHBA është ende kundër ofrimit të avionëve ushtarakë për Ukrainën
Demokracia
15:04 | 24 Mars 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara janë ende kundër ofrimit të avionëve luftarakë për Ukrainën, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një tjetër thirrje për liderët e NATO-s të enjten.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN se qëndrimi i SHBA nuk ka ndryshuar për këtë çështje.

Gjatë një fjalimi të enjten, Zelensky i kërkoi NATO-s “një për qind të të gjithë avionëve tuaj”, ndërsa shtoi , “ju keni mijëra avionë luftarakë, por ne nuk na është dhënë ende një”.

Më herët, zyrtarët amerikanë thanë se kundërshtonin ofrimin e avionëve luftarakë për Ukrainën sepse mund të shihej nga presidenti rus Vladimir Putin si një hap përshkallëzues.

Të ngjashme