Lajme
Zyrtarët rusë: Çmilitarizimi i Ukrainës mund të jetë fundi i luftës
Demokracia
12:20 | 16 Mars 2022

Share:

Kremlini ka deklaruar se ideja për të krijuar një Ukrainë të çmilitarizuar si Austria mund të shihet si një kompromis për të sjellë fundin e luftës Moskë-Kiev.

“Ky është një variant që po diskutohet aktualisht dhe që mund të shihet me të vërtetë si një kompromis,” u citua të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Kushtet e çmilitarizimit që Rusia pretendon nuk janë ende të qarta, por duket se sugjerohet se Ukraina do të duhet të mbajë statusin neutral si rasti i Austrisë.

Sipas traktatit të 1995, ndalohet hyrje e aleancave ushtarake dhe krijimi i bazave të huaja ushtarake në territorin austriak.

Të ngjashme