Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shkuar për vizitë në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në prag të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Lushtaku ishte në vizitë nën shoqërinë e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputetes Ganimete Musliu.
Postimi i plotë:
Sa mikpritës e sa të dashur janë nana Hyrë e baba Haxhi. Të shtyrë në moshë e të lodhur nga sfidat e jetës por gjithmonë ballëhapur e krenarë që Kosovës i dhanë një personalitet si Presidenti Hashim Thaçi.
Rrofshin gjatë këta prindër fisnikë e pritshin edhe shumë përvjetorë të tjerë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi!