Lajme
Zyrtarët e PDK-së takojnë ambasadoren e Izraelit, flasin për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve
Demokracia
15:39 | 08 Gusht 2022

Share:

Nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e Uran Ismaili dhe sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj kanë pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Në një njoftim bëhet e ditur se ata kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ku ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar shtetin tonë në sektorë të ndryshëm.

“PDK si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Të ngjashme