Lajme
Zyrtarët e partisë së Kurtit fusin në një “thes” presionin ndërkombëtar dhe presionin nga Serbia
Demokracia
20:38 | 23 Nëntor 2022

Share:

Dy zyrtarë të partisë së Kurtit, njëri në Shqipëri e tjetri në Amerikë, kanë filluar të bëjnë tifo të organizimit të një proteste në përkrahje të Qeverisë Kurti përballë, siç kanë thënë ata, presionit ndërkombëtar dhe atij të Serbisë.

“Miqtë tanë ta marrin mesazhin qartë”, ka shkruar koordinatori i autobusëve në Tiranë, Boiken Abazi, i cili së fundmi nuk kishte mundur ta marrë as shtetësinë e Kosovës për shkak të veprave penale që kishte kryer kundër rendit kushtetues në Kosovë.

“Mos ka ardhur koha për një manifestim madhor në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti përballë presionit që vjen nga Serbia dhe cilido ndërkombëtar, që edhe miqtë tanë të marrin mesazhin e qartë …? Nëse organizohet, me dëshirë ndihmojë në koordinimin e autobusëve edhe nga Tirana…”, ka shkruar Abazi.

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për Amerikë, Edi Pruthi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të grumbullohen për të përkrahur Qeverinë Kurti.

Kryetari i VV-së për Amerikë, Edi Pruthi, ka thënë se do të ishte mirë që ky manifestim në shenjë mbështetjeje për qeverinë e kryeministrit Albin Kurti të organizohet në Prishtinë.

“Ndoshta do të ishte mirë të organizohet një manifestim madhor në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti përballë presionit që vjen nga Serbia dhe cilido ndërkombëtar, që edhe miqtë tanë të marrin mesazhin e qartë…?”, ka shkruar Pruthi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ditë më parë, deputetë dhe aktivistë të Vetëvendosjes në Prishtinë kishin nisur një fushatë në rrjetet sociale #meKryeministrin #RKS.

Në të kaluarën, aktivistët e Vetëvendosjes, sa herë që kishin kriza politike organizonin aktivitete në përkrahja të Kurtit, por ndër më komiket vazhdon të jetë ajo me “tepsia e tenxhere” nëpër ballkone të banesave. /Demokracia.com/

Të ngjashme