Lajme
Zyrtarët amerikanë do të takojnë liderët europianë në Paris për të diskutuar luftën në Ukrainë
Demokracia
10:16 | 17 Prill 2025

Share:

Dy nga ndihmësit kryesorë të sigurisë kombëtare të Donald Trump do të zhvillojnë bisedime në Paris të enjten me politikanë dhe këshilltarë europianë për sigurinë, ndërsa SHBA dhe Europa kërkojnë një bazë të përbashkët për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të shmangur një konflikt në Iran.

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të dëgjojnë shqetësimet për Rusinë mes përpjekjeve deri tani të pafrytshme të SHBA-së për një armëpushim tre vjet pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Rubio dhe Witkoff do të takohen me presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe me figura britanike dhe gjermane, duke përfshirë sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Zhgënjimi i presidentit amerikan me Rusinë dhe Ukrainën për luftën është rritur dhe ai ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër objekteve bërthamore iraniane.

Udhëheqësit europianë janë bërë më të shqetësuar pasi Trump ka drejtuar presione dhe kritika ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ndërsa në vend të kësaj i ka pasw  gjeste diplomatike ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, tha të hënën se shpresonte që Trump dhe administrata e tij të shihnin se Putini po “tallte me vullnetin e tyre të mirë” pas sulmit vdekjeprurës me raketa të Moskës në qytetin ukrainas Sumy.

Asnjë propozim specifik për bisedimet nuk është bërë publik.

Bisedimet e së enjtes do të jenë një mundësi për koordinim të mundshëm midis SHBA-së dhe Europës.

Të ngjashme