Sport
Zyrtare: Zvicrës luan pa yllin e skuadrës kundër Kosovës
Demokracia
20:03 | 22 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Zvicrës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e njërit nga futbollistët kryesorë ndaj Kombëtares së Kosovës në ndeshjen miqësore.

Bëhet fjalë për portierin, Yann Sommer, i cili nuk do të mund të luajë ndaj “Dardanëve”, ngase ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Zvicrës përmes një njoftimi.

“Kombëtarja zvicerane për meshkuj do të duhet të bëjë pa Yann Sommer në ndeshjet ndërkombëtare kundër Anglisë dhe Kosovës. Portieri rezultoi pozitiv me koronavirus pasditen e së martës. Sommer është në izolim në një dhomë hoteli në Marbella me simptoma të lehta”, thuhet në njoftimin e Federatës zvicerane të futbollit.

Zvicra dhe Kosova do të ballafaqohen më 29 mars me fillim nga ora 18:00 në një ndeshje kontrolluese. /Demokracia.com/

Të ngjashme