Sport
Zyrtare: Ylli përforcohet me një basketbollist amerikan
Demokracia
16:12 | 01 Nëntor 2021

Share:

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar një tjetër basketbollist të huaj, shkruan Demokracia.com.

Bëhet fjalë për amerikanin, Kinu Rochford i cili i është bashkuar kampionëve të fuqi të Kosovës në basketboll.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.

“Kinu Rochford i bashkohet rrugëtimit tonë për mbrojtjen e titujve. Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve”, thuhet në njoftimin e KB Golden Eagle Yllit.

Ylli triumfoi mbrëmë në ndeshjen kundër Pejës me rezultat 93:92 në kuadër të Ligës Unike.

Ndërkohë, “Xhebrailat” në elitë ndodhen në pozitën e tretë me 14 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme