Sport
Zyrtare: Sulmuesi i Napolit humbet Kupën e Afrikës
Demokracia
12:58 | 31 Dhjetor 2021

Share:

Infektimet me COVID-19 kanë dalë jashtë kontrollit teksa shumë skuadra po vuajnë mungesat e disa prej lojtarëve të tyre.

Kjo gjë vlen edhe për Napolin ku një nga të infektuavrit së fundmi ka rezultuar dhe Viktor Osimhen, i cili zyrtarisht nuk do të grumbullohet me Nigerinë e tij në Kupën e Afrikës.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë kombëtarja afrikane ku ka bërë publike dhe listën e lojtarëve për kompeticionin e njohur dhe emri i yllit të Napolit nuk ndodhet në atë listë.

Sapo të negativizohet Osimhen do i bashkohet stërvitjeve të Spallettit për të qenë në formën optimale për rifillimin e ndeshjeve të Serisë A në fillim të janarit. /Demokracia.com

Të ngjashme