Sport
Zyrtare: Xherdan Shaqiri do të jetë kapiten i Zvicrës, në mungesë të Xhakës
Demokracia
16:35 | 06 Tetor 2021

Share:

Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se do ta bartë shiritin e kapitenit te Përfaqësuesja e Zvicrës.

Anësori shqiptar këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, shkruan Demokracia.com.

Kapiteni i parë i “helvetikëve”, Granit Xhaka nuk është i përfshirë te Zvicra për ndeshjet e muajit tetor, ndërsa në mungesë të tij Shaqiri do të jetë kapiten i skuadrës.

“Unë shpesh shkruaj me trajnerin Murat Yakin. Së fundmi folëm në telefon. Më tha në telefon se isha kapiten. Por, në lojë unë vendos vetë nëse do të marr një penallti të mundshme ose nëse do të lejoj që dikush tjetër të marrë përgjegjësinë. Unë gjithmonë kam dashur të marr penallti. Nëse është kështu, do të përpiqem ta godas”, deklaroi Shaqiri.

Granit Xhaka pësoi një lëndim të rëndë në takimin e Arsenalit kundër Tottenham Hotspur.

Futbollisti nga Prishtina ka këputur ligamentet e gjurit dhe pritet të mungojë me muaj. /Demokracia.com

Të ngjashme