Skuadra e Vushtrrisë vazhdon ta kompletojë skuadrën për edicionin e ri, shkruan Demokracia.com.
Vushtrriasit sot kanë prezantuar qendërmbrojtësin Leart Avdyli i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Trepçës ’89.
Lajmi është bërë i ditur nga vet skuadra e Vushtrrisë përmes një postimi në Facebook.
“Leuart Avdyli nënshkruan me FC Vushtrrinë⚪?
Leuart Avdyli, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë.
Ai gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e KF Trepça 89, ndërsa këtë sezon do t’i bartë ngjyrat e klubit tonë ⚪?
Mirë se vjen Leuart Avdyli
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Vushtrria. /Demokracia.com