Sport
Zyrtare: Vushtrria e huazon futbollistin e Dritës
Demokracia
12:16 | 11 Gusht 2022

Share:

Vushtrria e ka kompletuar huazimin e futbollistit të Dritës, Esosa Irogue Priestley.

Klubi vushtrrias ka prezantuar futbollistin e huaj në ambientet e klubit, shkruan Demokracia.com.

“FC Vushtrria huazon lojtarin e FC Drita, Esosa Irogue Priestley. Priestley, 26 vjeçar që luan në pozitën e mesfushorit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë”, thuhet në njoftimin zyrtar të ish-kampionëve të Kosovës.

Priestly është pjesë e Dritës nga viti 2021 derisa ishte huazuar edhe edicionin e kaluar te Ulpiana e cila ishte pjesë e Superligës së Kosovës.

Vushtrria bwn gara nw Ligwn e Parw tw Kosovws. Edicionin e kaluar iu afrua shumw elitws sw futbollit, por humbi 3:1 nw ndeshjen e barazhit nga Malisheva./Demokracia.com/

Të ngjashme