Sport
Zyrtare: Veton Tusha largohet nga Turqia, i bashkohet klubit polak
Demokracia
11:59 | 19 Shkurt 2022

Share:

Sulmuesi shqiptar, Veton Tusha, karrierën do ta vazhdojë në Poloni. Qendërsulmuesi 19-vjeçar i është bashkuar skuadrës Termalica që bën gara në elitën e futbollit polak.

Tusha transferohet te Termalica nga skuadra e Denizlisporit, që bën gara në rangun e dytë të futbollit të Turqisë.

“Gati për sfidën e re në Ekstraklasa me skuadrën Termalica”, ka shkruar Tusha të premten mbrëma në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

Tusha është pjesë e Kosovës U21. Skuadra e tij e re është në vendin e fundit në elitën e futbollit të Polonisë me 15 pikë.

Te kjo skuadër luan edhe reprezentuesi i Kosovës, David Domgjoni.

Të ngjashme