Sport
Zyrtare: Vëllaznimi përforcohet me dy basketbollistë amerikanë
Demokracia
13:40 | 22 Shkurt 2021

Share:

Skuadra gjakovare e basketbollit Vëllaznimi ka zyrtarizuar dy basketbollistë të huaj, shkruan Demokracia.com.

Tiwian Kendley dhe Ty Nichols janë dy basketbollistët më të rinj të klubit gjakovar që bën gara në Superligë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e “kuqezinjve” përmes rrjetit social “Facebook”.

Nichols ishte pjesë e Ponte Prizrenit dhe është asistuesi më i mirë në ligë, ndonëse nuk ishte pjesë e Superligës për një muaj.

Kendley ishte pjesë e ekipit nga NBA, Washington Wizards në ligën veriore në sezonin 2018/19”, ka shkruar KB Vëllaznimi skuadër kjo që gjatë ditës ka

njoftuar se ka ndarë rrugët me Kendall Jacks. /Demokracia.com

Të ngjashme