Sport
Zyrtare: Vëllaznimi emëron trajnerin e ri
Demokracia
16:44 | 23 Gusht 2021

Share:

Franko Sterle është zyrtarizuar si trajner i ri i Klubit të Basketbollit Vëllaznimi.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i lëshuar në faqen zyrtare të klubit gjakovar, shkruan Demokracia.com.

“Trajneri Sterle përveç që do të angazhohet si trajner i ekipit të parë, ai do të angazhohet edhe si pjesë e stafit të shkollës së basketbollit në klubin tonë. Ashtu siç edhe premtuam, KB Vëllaznimi do të vazhdojë me përkushtim të plotë për t’u përmirësuar në të gjitha drejtimet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sterle gjatë karrierës kishte qenë ndihmëstrajner i Zarës në Kroaci.

Së fundi ishte trajner i Bashkimit. /Demokracia.com

Të ngjashme